Elektriçistin e zë korenti, mbetet varur në shtyllë
Sot një elektriçist ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Nga të dhënat e para raportohet se ai ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja në fjalë është shënuar në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës dhe sipas policisë, elektriçisti ka mbetur në shtyllë.
Shërbimi i ambulances është nisur drejt vendngjarjes për t’i dhënë ndihmë elektriçistit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. /albeu.com/