Eliminatoret, duele të zjarrta në mbrëmje

303
fresco

Spanja dhe Italia pasi ndanë “hesapet” me përplasjen direkte të “Santiago Bernabeut”, e fituar 3-0 nga “La Roja” do t’i luajnë ndeshjet e fundit për të ruajtur pozicionet aktualë në Grupin G kualifikues, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Përfaqësuesja iberike, e drejtuar nga Lopetegui ka një përballje formale me Lihtenshtejnin, kundërshtar me të cilin mund të përmirësojë ndjeshëm golaverazhin. Ndërsa të kaltrit presin në “Mapei Stadium” Izraelin, më synimin për të blinduar vendin e dytë.

Në Grupin I, ku bën pjesë edhe Kosova, spikat përplasja mes Turqisë dhe Kroacisë që do të luhet në stadiumin Yeni Eskisehir, shkruan supersport. Vendasit, që renditen në vendin e katërt me 4 pikë më pak se kundërshtarët kroatë opsion të vetëm për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim kanë vetëm fitoren, ndërsa formacioni i Ante Cacic mund të kënaqet edhe më një barazim në këtë transfertë të vështirë, për t’i shkarkuar më pas bateritë në dy takimet e fundit ndaj Finlandës në shtëpi dhe Ukrainës në transfertë. Po në këtë grup Islanda pret Ukrainën në një përplasje të ashpër për vendin e dytë.

Në Grupin E mdeshja më e rëndësishme do të luhet në Dublin mes Irlandës dhe Serbisë. Vendasit kanë dy pikë më pak në klasifikim dhe duhet të shfrytëzojnë faktorin fushë për t’i rrëmbyer vendin e parë ekipit ballkanas.

Wellsi i vendit të tretë do të Vizitojë Moldavinë, ndërsa takimi i fundit është ai mes Austrisë dhe Gjerogjisë, me vendasit që kërkojnë të futen në lojë për vendin e dytë, me shpresës që Serbia do ta mposhtë Irlandën në fushën e saj.

Comments