Eliminimi i dilemave!

226

Shkruan : Kryetari i kuvendit qendror të PDSH-së – Prof. Iljaz Halimi

Kontributi i PDSH-së në avansimin e pozitës të shqiptarëve në Maqedoni gjatë qeverisjes VMRO-DPMNE – PDSH – AD (1998-2002) dhe VMRO-DPMNE – PDSH (2006-2008)

PDSH-ja, si parti e qendrës së djathtë, nga themelimi e deri më sot, ka luajtur rol të rëndësishëm në avansimin e pozitës të shqiptarëve në Maqedoni. Angazhimi apo aktiviteti politik i PDSH-së  është mbështet vazhdimsi në përcaktimet programore dhe platformën politike të saj, si alternativë e vetme për realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Orientimi kombëtar i PDSH-së ka qenë evidente gjatë tërë kohës së funksionimit të saj politik, pavarsishtë se a ka qenë ajo në opozitë apo pozitë. Kjo, më së miri shihet nëse përcillet me kujdes historiku i aktiviteteve të PDSH-së. Prezentimi i aktiviteteve të deritanishme të PDSH-së, në shumë raste, është bërë publike nga përfaqësuesit e kësaj partie, vecmas nga kryetari Menduh Thaci por kjo, për fat të keq, shumë pak është bërë nga mediumet, gazetarët dhe analistët e ndryshëm politik.

Në mungesë të informimit të drejtë për punën e partive politike ndodhë që të krijohet përshtypje e gabueshme, madje të krijohen edhe paragjykime të shtrembëruara për njerën apo partinë tjetër politike. Kështu, edhe te ne, shpesh ndodhë me pa të drejtë, që për ngecjen në realimzimin e të drejtave të shqiptarëve apo për mos avansimin e pozitës së tyre, të vihen në një rafshë të barabartë si pozita ashtu edhe opozita parlamentare, të akuzohet si njera ashtu edhe tjetra. Kjo, në shumicën e rasteve, nuk bëhet pa qëllim edhe pse dihet se realiteti është ndryshe. Për fat të keq, kjo fushatë e egër, është e orientuar ndaj PDSH-së si parti opozitare , nga disa opinionistë, kundërshtar politik me mision të caktuar, apo kjo bëhet për cështje inati, hakmarje për interesa personale ose për poena politik. E keqja e tërë kësaj propagande është se ajo depërton rrejshëm te një pjesë e elektoratit, e cila shumë lehtë manipulohet.

Për ta eleminuar cdo dilemë që ekziston për PDSH-në, e ndjejë si të nevojshme, që nëpërmes paraqitjes së disa të dhënave dhe fakteve të pa kontestueshme, opinioni të njihet me punën dhe kontributin e saj, gjatë qeverisjes në periudhën 1998-2002 dhe 2006-2008.

Qeveria VMRO-DPMNE – PDSH – AD (1998 – 2002)

Partia demokratike shqiptare, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 1998, hyri në koalicion me VMRO- DPMNE të udhëhequr nga Lupco Georgievski dhe Alternativën Demokratike me në krye, Vasil Tupurkovski. Para formimit të Qeverisë, përfaqësuesit e tri partive politike, disa her rradhazi kanë zhvilluar biseda për arritjen e një Marrëveshje të përbashkët për mënyrën e koalicionimit. Në këto bisedime, PDSH-ja insistonte që në Marrëveshje të përfshihen pikat kryesore të programit të saj zgjedhor. Kërkesat e PDSH-së, të prezentuara nga ana e kryetarit Arbër Xhaferi dhe nënkryetarit Menduh Thaqi, në takimet me Georgievskin, thuaja se në tërësi u pranuan. Rezistencë më të madhe ndaj disa kërkesave tona bënte Tupurkovski. Me përfaqësues të AD-së u realizuan dy takime, që u mbajtën në shtëpinë time, ku mori pjesë: në njërën anë VasilTupurkovski dhe Aleksandar Dimitrov (ish ministri i punëve të jashtme) dhe në anën tjetër Arber Xhaferi dhe unë. Pas një debati të gjatë dhe të mundimshëm, më në fund, u pajtua edhe Tupurkovski me kërkesat tona.

Nga Marrëveshja për koalicionim të përbashkët, do ti paraqes disa nga pikat kryesore. Në Marrëveshje, mes tjerash thuhet se VMRO-DPMNE, PDSH dhe AD do të angazhohen:

–  Për status të barabartë të të gjithë qytetarëve në RM.

–  Për status të barabart të shqiptarëve në RM.

– Për përfaqësim të barabartë të të gjithë nacionaliteteve në organet dhe institucionet shtetërore, në ndërmarjet publike dhe Agjencionet shtetërore.

–  Për themelimin e Ministrisë të Pushtetit lokal.

–  Për politika të drejta ekonomike dhe zhvillim të barabartë ekonomik nëpërmes ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i shtetit, fondeve të ndryshme dhe Agjencioneve.

–  Për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror.

–  Për të drejtën e shkollimit të shqiptarëve në të gjitha nivelet e arsimit, nëpërmes miratimit të ligjit për shkollim të lartë me cka do të zgjidhet problemi me UT-në.

–   Për përdorimin pa pengesë të simboleve kombëtare.

–  Për financimin e së paku një gazete të përditshme në gjuhën shqipe si dhe zgjërimin e programit në gjuhën shqipe në RTVM, riekipimin e tijë dhe garantimin e pavarësisë programore.

–  Për mosekzistimin e proceseve politike dhe të burgosurve politik etj.

Kjo Marrëveshje është dëshmi se PDSH-ja ka qenë dhe është e vetmja parti politike në Maqedoni e cila jo vetëm që ka hyrë në koalicion qeveritar me Marrëveshje por gjatë atij koalicionimi, sa do që ka qenë i shkurtë, ka arritë në masë të madhe ti realizon përcaktimet e saja programore.

Në formimin e Qeverisë, PDSH-ja mori pjesë me 5 ministra dhe po aq zv.ministra si dhe me një numër të madhë të drejtorëve, zv.drejtorëve dhe udhëheqësve të ndryshëm në institucionet e shtetit, që nuk kishte ndodhur më parë. Një ndryshim i madhë i pa imagjinueshëm u bë në punësimin e shqiptarëve mbrenda këtyre institucioneve, Drejtorive publike dhe Agjencioneve  shtetërore.

Për një kohë të shkurtër, pas formimit të Qeverisë, PDSH-ja arriti që një nga një ti realizon pikat e Marrëveshjes. Kështu, u liruan të burgosurit politik shqiptar, kryetarët dhe kryesuesit e Komunës së Gostivarit dhe Tetovës: Rufiu, Alajdini,Vebiu dhe Refiku, u themelua Universiteti i Evropës Juglindore, u nxor ligji për arsim sipëror në gjuhën amtare, u themelua kanali i tret televiziv dhe u zgjërua programi në gjuhën shqipe në RTVM, u formua Ministria e Pushtetit Lokal, u lejuan forcat e NATO-s të futen në Maqedoni-si logjistik për Kosovën, u menaxhua me sukses me rreth 4 qindë mijë kosovar të hikur nga lufta, u rrit siguria e qytetarëve dhe e bizneseve, ekonomia e vogël dhe e mesme filloi të zhvillohet me shumë sukses e me këte u rrit edhe standardi i qytetarëve e vecanërishtë u shumëfishua përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit, si vertikalishtë ashtu edhe horizontalishtë.

Ndryshimet kadrovike nuk ishte lehtë të bëheshin në atë kohë, sepse bëhej fjalë për largimin e qindra kuadrove maqedonas, që me decenie ishin në krye të institucioneve të ndryshme dhe zavendësimin e tyre për herë të parë me kuadro shqiptarë. Këte që them më së miri e pasqyrojnë  ndryshimet kadrovike që u bënë në institucionet shtetërore që veprojnë në Komuna dhe në institucionet qendrore të shtetit. Psh: Në Komunën e Tetovës, numri i institucioneve që i udhëhiqëshin shqiptarët, u rrit nga 3 në 22, në Gostivar nga 2 në 20, në Strugë nga 1 në 16, në Manastir nga 0 në 9, me këto përqindje përafërsisht u rrit përfaqësimi  i shqiptarëve, në vende udhëheqëse, edhe në Shkup, Kumanovë, Dibër dhe kështu me radhë.

Në ministritë dhe institucionet tjera, në nivel qendror, u shumë fishua përfaqësimi i shqiptarëve. Kjo më së miri shihet nga këto të dhënat:

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për her të parë emërohen 8 drejtor në kopshtet e fëmijve dhe pushimoreve për fëmij, 10 drejtor nëpër Qendrat sociale, 4 zv.drejtor, 9 udhëheqës, 4 kryeshefa në entet pensionale, 2 kryeshefa rajonal në fondet pensionale, 23 udhëheqës të ndryshëm, 41edukatore, 44 infermiere dhe shumë jurist, mjek këshilltar, sociolog, psikolog dhe punëtror tjerë administrativ. Gjithsejt, në vende udhëheqëse, numri i shqiptarëve arriti në 38%

Në Ministrinë e Pushtetit Lokal përfshirja e shqiptarëve arriti në 55%.

Në Ministrinë e Informacionit numri i shqiptarëve u rritë në 25%. U ndanë 23% e mjeteve të përgjithshme për mediumet e shkruara, gazetat dhe revistat e ndryshme në gjuhën shqipe. U emruan, për her të parë 3 drejtor shqiptarë në Radiot lokale, në Tetovë, Gostivar dhe Dibër.

Në Ministrin e Ekonomisë përqindja e shqiptarëve u rrit për 8 herë. U emëruan shumë kryeshefa shqiptar në ministritë rajonale, si psh. Në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, Kërcovë dhe në Komunën Qendër në Shkup. U zgjodhën 4 udhëheqës të sektorëve kryesorë në Ministri, mandej, drejtori i përgjithshëm i inspektoratit të tregut, drejtori për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe drejtori për turizëm, të gjithë shqiptarë.

Në Ministrinë e Punëve të Brendëshme krahas zv.ministrit, për here të parë u emërua shqiptarë nënsekretari republikan i MPB si dhe u vendosën 34 kryeshefa, zv.kryeshefa, komandantë, zv.komandantë të shpërndarë edhe në ministritë rajonale në të gjitha Komunat ku banojnë shqiptarët. U punësuan 484 policë me uniformë dhe 130 polic civil shqiptarë.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme u dyfishua numri i ambasadorëve shqiptarë, nga 3 në 6 dhe u punësuan shumë shqiptar në vende të ndryshme të kësaj ministrie.

Në Ministrinë e Shëndetësisë u bënë reforma kadrovike ku kuadrot shqiptarë zunë poste të rëndësishme. U emëruan drejtor shqiptarë në spitalin e Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës si dhe zv.drejtor në spitalin e Kumanovës, Kërcovës, Strugës, Prespës dhe në Gjevgjeli, zv.drejtor të Fondit republikan të shëdetësisë dhe 2 udhëheqës të sektorëve në këtë ministri. Në specializim u dërguan mbi 100 mjekë shqiptarë. Krahas këtyre ndryshimeve, u themelua edhe Shoqata e stomatologëve dhe farmacistëve shqiptarë. Për shkak të luftës në Kosovë, PDSH-ja u mundësoi ushtarëve të plagosur të UCK-së dhe populatës civile që të shërohen në spitalet tona.

Në Ministrinë e Kulturës për here të parë emërohen shqiptarë në postin e nënsekretarit të MK. dhe 4 drejtor, edhe ate: Në pallatin e kulturës në Tetovë, dhe Gostivar, në bibliotekën e qytetit të Tetovës dhe kopshtin zoologjik në Manastir. U investua në shumë projekte për ndërtimin dhe meremetimin e pallateve të kultures, Teatrit shqiptarë në Shkup, bibliotekave dhe për festivale dhe manifestime të ndryshme kulturore.

Në Ndërmarjen Publike Postat e Maqedonisë përfaqësimi i shqiptarëve u rrit nga 2.8% në 8%. Krahas drejtorit të Postave të Maqedonisë, u emëruan edhe shumë drejtor tjerë shqiptar edhe ate: Në postën Qendrore në Shkup, Postën e Tetovës, Gostivarit, Ohrit, Manastirit, Kumanovës, Dibrës, Strugës dhe postën Qendrore Shkupi 2. U investua në ndërtimin e postave të reja: 10 në fshatrat e rrethinës së Tetovës, 4 në komunën e Gostivarit, 4 në Strugë, 3 në Saraj 2 në Kërcovë dhe nga një në Resnjë,Velez dhe Dibër.

Në Ndërmarjen Publike “Shërbimet e Aeroportit përqindja e shqiptarëve u rritë nga 0.94 në 13.28% ose nga 5 në 120 të punësuar shqiptarë. Në aeroportin e Ohërit përvec zv.drejtorit u punësuan edhe 14 kuadro shqiptarë.

Në Fondin për rrugët magjistrale dhe regjionale numri i të punësuarve shqiptarë u rritë nga 7% në 18%. U investua në ndërtimin e shumë urave dhe rrugëve magjistrale dhe rajonale edhe në hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Në Agjencionin për sanimin e bankave numri i të punësuarve shqiptarë u rrit në 25%.

Në Drejtorinë e doganave numëri i shqiptarëve u rrit nga 22 në 70. U emëruan zv.Shefi i Doganën në Blacë, shefi i terminalit në Strugë dhe zv.shefi i terminalit në Tetovë, që të tre kuadro shqiptarë.

Ngjajshëm si në këto institucione, përfaqësimi i shqiptarëve u rrit edhe në institucionet dhe organet tjera shtetërore, ashtu që, lirisht mund të thuhet se gjatë qeverisjes së parë të PDSH-së, u ngritë përfshirja e shqiptarëve nga 2 në rreth 11%. Kjo përqindje përputhet edhe me një shkrim analitik të “Rrjetit të parë nacional të disa organizatave në RM”, të botuar në shkurtë të vitit 2008 në Gazetën Dnevnik, ku shihet se deri në dhjetor të vitit 2002 të punësuar shqiptarë, shfrytëzues të buxhetit, ka pas 8164 ose 11.65%.  Nëse kësaj përqindje ja shtojmë edhe 3000 të punësuar shqiptarë, në periudhen e qeverisjes së PDSH – 2006-2008, atëher ky numër rritet në mbi 14%. Këto shifra i demantojnë të gjithë ata që deklarojnë rrejshëm se me arrdhjen e BDI-së në pushtet në vitin 2002, numri i të punësuarve shqiptarë nuk ka qenë më shumë se 2%.

 

QEVERIA  PDSH  – VMRO – DPMNE (2006 – 2008)

PDSH-ja edhe në këtë koalicion qeveritar hyri me program dhe platformë të qartë, realizimi i së cilës mundësoi avansimin e pozitës të shqiptarëve në RM. Në Qeveri shqiptarët u përfaqësuan me 1/3 e ministrave, zv.ministrave dhe udhëheqës në institucione tjera. Edhe pse kjo Qeveri zgjati vetëm 18 muaj, megjithate u arritën shumë rezultate që ishin në interes të shqiptarëve. Kjo më së miri mund të shihet nga të dhënat e poshtë shënuara:

  1. Sektori për përfaqësimin e drejtë etnik në institucionet e shtetit u ngrit në Sekretariat për zbatimin e MO-rit.
  2. U rrit për tri herë e gjysmë më shumë buxheti i Sekretariatit për implementimin e MO-rit, për programin K5.
  3. U miratua ligji, që të dhënat parsonale në lejet për komunikacion dhe vozitje të shkruhen edhe në gjuhën shqipe.
  4. U fillua me vendosjen e shenjave dhe tabelave treguese edhe në gjuhën shqipe përgjatë koridorit 8.
  5. U ndanë nga buxheti 6 herë më shumë mjete, se para vitit 2006, për perfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit.
  6. U punësuan 2950 shqiptarë në institucionet e shtetit.
  7. U ndanë mjete për ndërtimin e bibliotekës në Tetovë.
  8. U themelua Teatri popullor shqiptar në Tetovë.
  9. U themelua Galeria nacionale në Tetovë.
  10. U themelua Instituti për trashigimi shpirtrore dhe kulturore në Shkup.
  11. U vendos me ligj që për Bajramin e Madh dhe Bajramin e Vogël të mos punohet, llogariten si ditë feste.
  12. Dita e Alfabetit, 22 Nëntori, shpallet ditë feste, jo pune për shqiptarët
  13. U ndanë 500 mijë euro për meremetimin e medreses në Skup dhe të 20 xhamive.
  14. U vendos që cdo vit nga 22-28 Nëntor të organizohen manifestimet për “Ditët e kulturës shqiptare”.
  15. U vendos që për cdo vit të organizohet festivali mbarë kombëtar “Skupi Fest”.
  16. Shtëpia e alfabetit në Manastir u vendos të shpallet Muze nacional dhe u ndanë 14 milion denarë për meremetimin e saj.
  17. U themelua Qendra për konzervimin e artefakteve në Gostivar.
  18. U ndanë 800 mijë euro për restaurimin e kalasë në Tetovë.
  19. Në krye të këshillit drejtues të mbrëmjeve të poezisë strugane për herë të parë emërohet një kuadër shqiptarë dhe për here të parë, cmimin më të lartë të këtij manifestimi e mer një poet shqiptar, z.Fatos Arapi.
  20. U vendos të ndërtohen 145 palestra sportive përfshirë këtu edhe vendbanimet shqiptare.
  21. U hapën paralelet e para të shkollës së mesme me mësim në gjuhën shqipe në Manastir, Krushevë, Prespë, Prilep, Ohër dhe Veles.
  22. U hapen 7 fakultete me 35 programe studimore dhe 92 drejtime në USHT.
  23. U ndanë mjetet dhe filloi ndërtimi i dy objekteve, për fakultetin e drejtësis dhe të ekonomisë në kuadër të USHT-së.
  24. Spitali i Tetovës, u shëndrua në klinikë.
  25. U themelua Zona e lirë ekonomike në Tetovë.
  26. Një pjesë e kazermës së Kumanovës apo 13 800 metra katëror ju dha MASH-it për nevojat e nxënësve shqiptarë.
  27. U ndërtuan me dhjetra ujësjellës dhe qindra kilometra rrugë në vendbanimet shqiptare dhe u investua në shumë projekte tjera në interes të shqiptarëve etj.

Pavarsisht arritjes së këtyre rezultateve apo realizimit të projekteve të shumta, BDI si parti opozitare, këtë koalicion qeveritar, ashpër e kundërshtoi me pretekst se PDSH-ja me pa të drejtë hyri në Qeveri. Sipas BDI-së duheshte që partia fituese te pala maqedonase dhe te pala shqiptare të koalicionojnë. Ky qëndrim i BDI-së sipas mendimit timë nuk mban për disa arsye:

E para, me kushtetutë nuk është e paraparë që partitë, të cilat në zgjedhje fitojnë te pala maqedonase dhe ajo shqiptare të bëjnë koalicion.

E dyta, pavarësisht se me kushtetutë kjo nuk parashihet, në parim duhet që dy partit ngadhnjyese, te maqedonasit dhe shqiptarët, ta formojnë Qeverinë por kjo nuk ka garanca se partia politike shqiptare që fiton te pala shqiptare dhe hyn në Qeveri, mund të jetë më e sukseshme se një parti tjetër shqiptare e cila me më pak deputet hyn në Qeveri.

E treta, suksesi apo mosuksesi i një partie politike shqiptare mvaret nga mënyra se si ato merren vesh për të koalicionuar me partinë maqedonase dhe se si pozicionohen në Qeveri, e jo nga numri i deputetëve që ato kanë.

E katërta, insistimi me cdo kusht që partia politike fituese, te pala shqiptare të hynë në Qeveri, kurse në anën tjetër, asaj, gjatë qeverisjes, i mungojnë rezultatet apo ajo nuk arrinë që ti realizon premtimet dhënë elektoratit shqiptarë, kjo është e dëmshme dhe e pa justifikueshme.

E pesta, shqiptarëve nuk u intereson se cila parti, me sa deputet hynë në qeveri por se cka ato parti bëjnë për ta dhe sa janë të gatshme ti realizojnë premtimet që i japin në fushatën zgjedhore.

Praktika e deritanishme e funksionimit të partive politike shqiptare, në koalicione qeveritare, ka qenë në përputhje me pesë sqarimet e lartë shënuara.

Realizimi i programeve zgjedhore, gjatë qeverisjes së PPD-së, PDSH-ë dhe BDI-së, dallojnë dukshëm nga njëra tjetra. Nëse analizohen mirë dhe në mënyrë të pa anëshme rezultatet e qeverisjes të këtyre partive politike shqiptare, do të konstatohet se PDSH-ja edhe pse me më pak deputetë në raport me PPD-në dhe BDI-në, ka marë pjesë në qeveri, megjithate sukseset e saja në realizimin e projekteve kombëtare dhe në avansimin e pozitës së shqiptarve janë shumfishë më të mëdha se nga qeverisja 8 vite e PPD-së, dhe 14 vite te BDI- së.

Qeverisja e sukseshme e PDSH-së, në dy mandate edhe ate me kohë të kufizuar ( gjithsejt pushtet efektiv 3 vite e gjysëm), është dëshmi se, ajo,  poqese mbahen zgjedhje korekte dhe të drejta si dhe mbështetet fuqishëm nga elektorati shqiptar dhe fiton deputet më shumë se partitë tjera shqiptare, nëpërmes qeverisjes së kushtëzuar me partin politike mandatare, do të arrinë realizimin e platformës së saj që ka për qëllim avansimin e pozitës së shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës shoqërore edhe ate: Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe  në tërë teritorin e R.Maqedonisë, ndarjen e re territoriale, decentralizimin efikas të pushtetit qendror, ndarjen proporcionale të buxhetit për kokë të banorit, vendimarjen me konsenzus, ndarjen proporcionale etnike të vendeve udhëheqëse nga kryetari i shtetit e më poshtë, zhvillim  konomik të barabartë regjional etj.

Realizimi i kësaj platfore të PDSH-së është e mundshme nga se ajo nuk e cënon integritetin dhe sovranitetin e vendit por vetëm e forcon kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e qëndrueshëm afatgjatë në RM. Mekanizmi i vetëm për tu arritur ky synim i PDSH-së, është mbështetja e fuqishme e elektoratit shqiptar, për këtë parti në zgjedhjet e ardhëshme të parakohëshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor 20016. Se a do të ndodhë kështu, kjo do të mvaret edhe nga ajo se një pjesë e elektoratit shqiptar sa do të jetë imun dhe rezistentë ndaj tetimeve të ndryshme që sërish të manipulohet.

Comments