
Elseid Hysaj zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Beograd, pasi ai dhe Napoli i tij luajtën ndeshjen e parë në grupet e Champions League ndaj skuadrës së Cervena Zvezdës.
Sfida u mbyll 0-0, por ajo që ra në sy ishte fakti se sa herë futbollisti shkodran kapte topin, stadiumi buçiste nga vërshëllimat e shumta.
Për gjatë gjithë ndeshjes mbrojtësi kuqezi ka pasur ngacmimin e tifozerisë vendase, e cila e nuk e linte të qetë për shkak se bëhej fjalë për një lojtar shqiptar.
Në mediat kosovare është raportuar se në stadium ka pasur dhe brohoritje “Kosova është Serbi”.
Sigurisht që nuk ka qenë një mbrëmje e lehtë për Hysajn, që rikthehej në Beograd 4 vite pas takimit që pati trazira mes Serbisë dhe Shqipërisë.