Emërimet në KRRE, LSDM kundërshton legjitimitetin e vendimeve

265
LSDM-ja e ka shpallur jo kompetent Komisionin Rregullator për Energjetikë, duke i vënë në pikëpyetje vendimet e ardhshme të këtij komisioni nëse nuk evitohen lëshimet gjatë emërimit të anëtarëve të rinj.
Për LSDM-në, ky komision bëhet i paligjshëm pasi krahas kryetarit ekzistues tani janë zgjedhur edhe dy tjerë, Dejan Boshkovski dhe Enver Elmazi.
Por, mandati i Boshkovskit kontestohet edhe për parregullsi tjera.
“Ky komision është i parregullt, pasi i emëruari, sipas ligjit, nuk guxon të jetë as anëtar e aq më pak kryetar i komisionit. Sipas ligjit, për të qenë anëtar i komisionit duhet të paktën një vit të mos kryente ndonjë funksion udhëheqës në Këshillin Administrativ ose Mbikëqyrës në kompani energjetike. Boshkovski u emërua vetëm disa ditë pas dorëheqjes së tij nga funksioni në ELEM”,- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Ndryshe, në Gazetën Zyrtare ishte publikuar vendimi i kuvendit për emërimin e Boshkovskit dhe Elmazit, por në titull thuhet se emërohen për kryetar dhe anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Kjo, sipas Shilegovit, është në kundërshtim me ligjin, i cili thotë se komisioni mund të ketë vetëm një kryetar.
Comments