Emigrantja afgane lind rrugës për në spitalin e Gjevgjelisë
Dje rreth orës 05:30 në afërsi të udhëkryqit Bogdanci nga ana e policisë është zbuluar një grup prej tetë migrantëve, mes të cilëve tre fëmijë të mitur, dy gra dhe tre burra. Afganja F.H. (20) është ankuar për dhimbje të rënda dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas çka është dërguar në Gjevgjeli. Rreth orës 6:25 në afërsi të Bogdancit kanë arritur persona mjekësor nga Kryqi i Kuq dhe ekipi nga Ndihma e shpejtë-Gjevgjeli.
Gruaja shtatzënë është marrë nga mjekët e Ndihmës së Shpejtë-Gjevgjeli dhe rrugës për në spital ka lindur fëmijë të gjinisë mashkullore. Gruaja me foshnjen janë vendosur në EPSH Spitali i përgjithshëm Gjevgjeli, përderisa personat e tjerë nga grupi me të cilët ishte në lidhje farefisnore, nga ana e policisë janë dërguar në Qendrën transitore të pranimit Gjevgjeli.
Në qendër të fshatit Damjan rreth orës 12:00 nga policia është gjetur një furgon i zbrazët “Reno Master” me targa të Shkupit, shoferi i të cilit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Një orë më vonë në atarin e fshatit, në rrugën e vjetër për në fshatin Pugulevë afër vendit të quajtur “Bunar” janë gjetur gjithsejt 39 migrantë nga Siria, prej të cilëve 21 burra, 10 gra dhe 8 dëmijë.
Personat janë arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë dërguar në Qendrën e pranimit Gjevgjeli.