Emir Sulejmani: Zëri i qytetarëve të Debërcës është për ndryshim

79
fresco

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga koalicioni AKI, Emir Sulejmani, mbrëmë së bashku me anëtarët e shtabit komunal zhvilloi një takim të hapur me qytetarët e fshatit Dëbërc.

Bisedat e sinqerta, idetë e vlefshme dhe gatishmëria për të qenë pjesë e ndryshimit shënuan këtë tubim, duke dhënë një mesazh të qartë: banorët e Zhelinës besojnë tek ndryshimi dhe janë gati ta bëjnë realitet.

“Fuqia jonë është bashkimi dhe besimi që kemi tek njëri-tjetri. E ardhmja e Zhelinës fillon këtu, me përkushtimin e secilit prej nesh”, tha mes tjerash Sulejmani gjatë takimit.

Ky takim konfirmoi edhe njëherë se qytetarët e Dëbërcit dhe të gjithë Komunës së Zhelinës janë të vendosur për ta mbështetur vizionin e tij për një të ardhme më të mirë.

Comments