Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Burim Shehu nga Kaçaniku, ka bërë një gjest interesant me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës.
Ai ia ka dorëzuar teshat e luftës djali të tij, Bamirit.“Besoj në Ushtrinë tonë. Me krenari e me më shumë mall. 1 Foto sa 1000 fjalë”, ka shkruar Shehu në profilin e tij në “Facebook”.
Ndryshe, Shehu ishte pjesë e shumë betejave; duke nisur nga Mullopovci, Jezerci, Reçaku si dhe Kaçaniku. /Indeksonline/