Enca dhe DonPhenom të veçantë në klipin e ri! Këngëtarja ndryshon komplet pamjen[Foto]

281
Enca Haxhia dhe DonPhenom e kanë në furrë projektin e tyre të përbashkët muzikor.
Xhirimet e ‘Kujt po i han’ tashmë kanë përfunduar dhe kënga pritet të publikohet shumë shpejtë, shkruan lajmi.net

Enca nëpërmjet një postimi në Instastory ditë më parë ka thënë se mezi po pret të publikohet kënga pasi është më e mira që e ka realizuar ndonjëherë me një klip të veçantë.

E DonPhenom për ‘Mirage’ gjatë një interviste ka treguar si erdhi deri te bashkëpunimi me Encën.

Ata në Instagram kanë zbuluar edhe se si do të duken në klipin e ri, të veçantë e këngëtarja vështirë të njihet me ndryshimin drastik të ngjyrës së flokëve./Lajmi.net/

Comments