Enca takohet me Londrimin: Je dashuri

110

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca, është takuar së fundmi me fituesin e Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekajn.

Ata duket se kanë kaluar një kohë të mirë bashkë, derisa këngëtari është gjithashtu këtë kohë në lëvizje.

“Je dashuri”, ka qenë komenti i artistes për të.

Duket se Londrimi ka fituar edhe zemrën e Encës, si një fanse e tij që nga reality shou.

Ai tani pas përfundimit të Big Brother ka filluar menjëherë me koncerte e mbrëmje muzikore.

Po ashtu ka filluar përgatitjet edhe për projekte muzikore, pasi i ka munguar skenës për një kohë.

Londrimi doli triumfues në këtë edicion duke fituar plot 124 mijë euro.

Comments