Engel: Siç tregoi Besëlidhja e Lezhës, populli i bashkuar nuk mund të thyhet

243

engel

I pranishem ne ceremoninëe nderimit nga Bashkia Lezhë të Eliot Engelit dhe Harri Bajraktarit ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu
Gjergj Figuri, Lezhë
Bashkia Lezhë dhe Këshilli Bashkiak nderojnë dy personalitete të njohura për kontributin e mbrojtjes së çështjeve të shqiptarëve  Kongresmenin Amerikan Z. Eliot Engel, Qytetar Nderi i Lezhës 2- Z. Harry Bajraktari, Mirënjohje e Bashkisë Lezhë.
Zoti Eliot Engel, është i njohur për ndihmesën e dhënë në Kongresin dhe në Administratën Amerikane për çlirimin e Kosovës dhe më pas njohjen e Pavarësisë së saj nga SHBA.
I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
Eliot Engel tha: “Jam i nderuar qe marr kete vlersim prej jush e qe ne fakt e bashkndaj edhe me zotin Bajraktari. Une kam qene zeri i shqiptareve ne konkresin amerikan dhe kam bere gjithcka qe te jete ne sherbim te shqiptareve”.
“Duhet te jeni krenar per ate qe eshte arritur keto 25 vite dhe nuk jane pak. Ndjehem mire edhe per marredhenien mes shqiptareve dhe Amerikes. Pas kaq shume vitesh qe kane kaluar nga Beselidhja e Lezhes, e te ciles ne i referohemi edhe sot, do te thote se Sskenderbeu ishte nje personalitet qe i deshi shqiptaret e bashkuar. Pasi nje popull i bashkuar nuk mundet te thyhet dhe se do te keni ne krah mikun tuaj Shtetet e Bashkuara te Amerikes”-theksoi ai.
Veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari falenderoi popullin e Lezhes per kete vlerësim:
“Eshte nder te jem mes popullit te Lezhes dhe ne vendin qe ka bashkuar gjithe shqiptaret. Populli shqiptar ehste ne fazen me te mire pas 600 vitesh,e kjo eshte nje mrekulli, e ne duhet te falenderojme SHBA per mbeshtetjen qe na ka dhene nder vite Donald Lu: “Lezha ishte nje prej vendeve te para qe vizitova sapo erdha ne Shqiperi”.
Zoti Bajraktari theksoi se “sikurse Gjergj Kastrioti ia perkushtoi jeten Shqiperise, Eliot Engel ia perkushtoi Shqiperise dhe Kosoves”.
“Skenderbeu tha se lirine nuk ua solla une dhe as armet nuk ua ngjesha une, ndaj ne ju falenderojme per vlersimin e bashkkombasit tim Eliot Engel”-tha zoti Bajraktari./Illyria
Comments