Enigma e zgjedhjeve amerikane: Pse plot 60 sondazhe parashikuan fitoren e Hillary Clinton?

153
fresco

Enigma e zgjedhjeve amerikane: Pse plot 60 sondazhe parashikuan fitoren e Hillary Clinton?

midle

Shumica e sondazheve për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të pakten 60 prej tyre, parashikuan një fitore për Hillary Clinton.Kishte edhe disa parashikime, të cilat goditën në shenjë, por nuk u morën seriozisht.

E njëjta gjë që ndodhi para Brexit nuk duhet të kishte ndodhur para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së. Në SHBA, anketuesit kanë më shumë akses në të dhënat se sa në Britani. Nga 67 sondazhe të kryera ditët e fundit, vetëm katër parashikuan avancimin e Trumpit. Arsyeja e dhënë më shpesh për parashikimet e pasakta ishte se votuesit e Trumpit nuk bënë atë çfarë u kishin thënë anketuesve se do të bënin, siç ishte rasti në Britani. Ata nuk kanë dashur t’u tregojnë anketuesve se  në të vërtetë duan të votojnë për kandidatin, i cili ishte politikisht jokorrekt.

Një shpjegim tjetër është se anketuesit e SHBA-së kanë nënvlerësuar pjesëmarrjen e votuesve mes njerëzve të cilët nuk votuan në vitin 2012, por që u motivuan këtë herë nga Trump për të dalë dhe për të dhënë votën e tyre.

Në muajin e fundit të fushatës kanë qenë disa sondazhe që parashikuan një fitore të Trumpit. Sidomos vlen të përmendet një studim nga Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC), i realizuar në bashkëpunim me gazetën e përditshme “Los Angeles Times”. Anketuesit e Kalifornisë në mënyrë të përsëritur kanë identifikuar Trumpin si fituesin e parashikur, duke përdorur një studim të bazuar në internet.

Pse nuk u morën në konsideratë këto sondazhe?

Kjo është një nga enigmat më të mëdha të zgjedhjeve presidenciale të  2016-ës. Sondazhi nga IBD/Tipp ka mundur të parashikojë saktë katër zgjedhje me radhë, të paktën kështu pretendon IBD dhe Tip. Një deklaratë e djeshme e IBD-së tha se sondazhit i mungonte vetëpromovimi, çka e bën të paefektshme.

Comments