Enigmat e vrasjeve në Luboten
Urim SALIHU
Erxhan Aliu kishte 6 vjet që kishte parë dritën e jetës .Ishte si gjithë fëmijët tjerë që luante në rrugët e varfëra të Lubotenit.Ishte një nga ata që dikush e vrau dhe ia ndali të rritej.C’faj mund të kishte një fëmijë që përvecse mund të ishte një engjull, ushtarë nuk mund të ishte.Po, Erxhani kishte ardhë në jetë në një moment të keq.Kishte ardhë në çastin kur konflikti po jepte krye.Ai diskriminim , ajo vuajtje e shqiptarëve që i përkiste edhe ai kishte ardhë në momentin e shpërthimit të një konflikti.E atij konflikti mizor që ia shuajti jetën .
C’farë mund të dinte Erxhani më shumë për konfliktin e armatosur?! Ai nuk mund t’a përceptonte akoma atë.As nuk ishte regjistruar në mendjen e tij fjala luftë.Nuk e dinte se cfarë ishte ajo lodër apo trishtim.
Ai nuk e dinte se cfarë është një masakër.Nuk e dinte se sa mizor janë njerëzit dhe c’farë mund të jenë ata që japin urdhëra shfarrosjeje.Erxhani u vra nga policia por urdhëri ishte dhënë krejt nga dikush tjetër.Erxhani nuk e dinte se dikush mund të thente ligjet e luftës.Dhe ai përgjegjës për ato 10 shpirtëra të shuar jeton tani në liri pavarësisht se disa vite i kaloi në burg.Vetëm në njeri u përgjigj dhe cdo gjë u mbyll këtu.Shumë mistere akoma e mbulojnë atë masakër.Asnjëherë nuk u kuptua se përse në fakt ajo ndodhi.Vetëm dihet që e pësuan dhjetë njerëz të pafajshëm dhe po aq të pambrojtur.
Familja e Erxhanit dhe e tjerëve jetojnë dhe njëkohësisht vdesin secilën ditë të mbytur nga kujtimet.Jeta e tyre duket e zbrazur,e pakuptimtë dhe me një urrejtje që i gërryen ndaj atyre që ua shuajtën jetën të dashurve të tyre.
14 shtëpi të djegura të fshati dhe qindra të të arrestuar atë kohë ishin një tjetër rrëfim i trishtë për Lubotenin , ndëra shumë të vërteta të tjera nuk u zbuluan kurrë që nga ajo kohë.Janë si sekrete që fshihen diku thellë .Janë shumë më të thella se sa dënimi që duhej të kishin ata që e shkaktuan këtë tragjedi njerëzore.Ishin dhjetë shirtëra njerëzish të shuar , të pambrojtur midis të cilëve edhe ai i një fëmijë, i Erxhanit i cili sot do të duhej t’i kishte 21 vjet.