Enrique në prag të largimit nga Barcelona

256
fresco
Barcelona manager Luis Enrique

Shanset që trajneri i Barcelonës të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni, tani duken shumë të vogla pas disfatës së tmerrshme që pësoi të martën.

“Unë jam i vetmi që jam përgjegjës për këtë”, tha trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, për mediat spanjolle në një intervistë menjëherë pas ndeshjes në Ligë të Kampionëve, ku gjiganti katalunas pësoi disfatën më të keqe ndonjëherë nën sundimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

 

Luis Enrique do të mbetet pa kontratë në verë dhe të gjitha raportet për rinovimin të mundshëm i ka hedhur poshtë tani. Madje, shanset që e ardhmja e tij në ‘Camp Nou’ të vazhdoj tani thuajse nuk ekzistojnë.

Diego Simeone, Xavi, Francisco Jemez, Frank Rijkaard, Oscar Garcia, Pep Guardiola , Mauricio Pochettino, Jurgen Klopp dhe Ronald Koeman janë 10  kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar atë.

Comments