Kur na ndajnë edhe disa orë nga starti i përballjes në ‘Camp Nou’ mes Barcelonës dhe PSG-së, trajneri Luis Enrique ka lënë të lirë lojtarët të qetësohen në hotel.
Mediat spanjolle raportojnë se pas një seance të lehtë trajnuese momentalisht lojtarët e Barcelonës ndodhen në hotel pasi Luis Enrique i ka dhënë porosi që kjo ndeshje kërkon përqendrim maksimal.
Sipas burimeve të “Mundo Deportivos” lojtarët tashmë nuk kanë asnjë komunikim madje edhe smartphonat e tyre personalë janë ndaluar të përdoren./ SYRI.net