Era Istrefi konfirmon lidhjen me kapitenin e kombëtares së Kosovës
Prej disa javësh flitej për një lidhje dashurie të Era Istrefit me njërin nga lojtarët e kombëtares së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë Era sot, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e njohur Era Istrefi po shijon një romancë me kapitenin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin.
Dyshimet që nisën nga frekuentimet e vendeve të njëjta në Itali dhe shndërrimit të Erës në “tifoze” të Napolit iu kanë dhënë fund vetë ata.
Era dhe Amiri janë shfaqur krah njëri-tjetrit.
Në një kolazh të fotografive, Era ka publikuar foton e parë dorë për dore me Amirin./Lajmi.net/