Era Istrefi shënon një tjetër sukses me “Bonbon” (Video)


Ndërsa jemi në pritje të projektit të ri të këngëtares kosovare Era Istrefi, kënga e saj “Bonbon” po vazhdon të shënoj suksese.
“Bonbon” përveç se
është bërë një sensacion botëror që kur është publikuar, ajo ka arritur që të jetë pjesë e toplistave të njohura.
Kënga e Era Istrefit në Youtube ka arritur të shënoj mbi 178 milionë klikime, ndërsa ka thyer rekord si kënga e parë shqipe e cila ka marrë 1 milionë “pëlqime”, transmeton Magazina.
Ndryshe, këngëtarja pritet që gjatë muajit tetor të sjell projektin e saj të radhës, i cili do të jetë një test tjetër për kosovaren nëse do të vazhdoj të ketë suksesin e “Bonbon”.