Erdogan: Kemi marrë nën kontroll qytetin Afrin

527
fresco

Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan thotë se forcat e mbështetura nga Turqia kanë marrë nën kontroll qytetin Afrin….

Erdogan ka njoftuar se forcat e mbështetura nga Turqia kanë marrë nën kontroll qytetin sirian Afrin, pas dy muajsh ofensivë kundër milicisë kurde të Sirisë. Një zëdhënës i forcave rebele siriane, që mbështeten nga Turqia, ka thënë se forcat kanë hyrë në Afrin, ndërkaq forcat kurde të YPG-së janë tërhequr nga qyteti.

Ankaraja i konsideron forcat kurde në Afrin si terrorist, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se luftëtarët sirianë kanë hyrë në Afrin, pasi janë ndihmuar përmes sulmeve ajrore nga Turqia. Mijëra banorë janë larguar nga kjo zonë ditëve të fundit.

Ndërkohë zyrtari kurdo-sirian Otman Sheik Isa tha se konflikti me Turqinë në enklavën siriane Afrin hyri në “fazë të re”, përkatësisht do të kalojë në luftë guerile. Ai tha se ushtria e tij do të jenë ethet e tyre të vazhdueshme.

Comments