Erdogan nga New York: Ata që tentuan të ndërronin pushtetin morën përgjigje nga populli

242
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në programin e organizuar nga Shoqëria Kulturore Turko-Amerikane në New York, ku morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve turke rezidente në SHBA u shpreh se \”Atë natë (15 korrik) populli turk atyre që tentuan ndërrimin e pushtetit me forcë dhe dhunë i\’u dha një mësim të madh, jo vetëm qarqeve të drejtuara brenda vendit tonë, por edhe të gjithë botës\”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndër të tjera duke u shprehur se \”kuptohet se do ketë veprime intensive për njollosje në Kongres kundër vendit tonë veçanërisht nga elementët e FETO-s në SHBA\”, Erdoğan ka theksuar: \”Ata mund të nxjerrin një prej FETO-ve që të flasë. Por nëse edhe ne nxjerrim një armik të Amerikës në Parlamentin tonë dhe ai të flasë, por si do ta vërejë këtë qeveria amerikane, me shumë siguri që nuk do ti pëlqejë kjo.\”
\”Aktualisht ata na shprehen ne se \’në Turqi anti-amerikanizmi është i përhapur\’. Mos t\’ju vijë keq, ky është një vendim i popullit. Përse? Sepse nëse ju mbani si mysafir këtu në Pensilvani një terrorist dhe nëse kjo do të dërgohej në një referendum unë besoj se populli im të paktën 90 për qind do të thotë se \’bisedimet tona me Amerikën janë ulur përderisa Amerika këtë e ruan këtu, dhe e mbështet\”, u shpreh në fjalën e tij Presidenti Erdoğan.
– \”Amerika përsëri tre ditë më parë ka ulur në Kobani avion të mbushur me armë\”
Duke vënë në dukje se Amerika sërish tre ditë më parë ka ulur në Kobani avion të mbushur me armë Erdoğan ka theksuar se \”Mos t\’iu vijë keq, por këtë ia shpreha ditën e djeshme edhe të nderuarit Biden ku e pyeta ‘A keni dijeni për këtë?\’ Mu përgjigj që \’nuk kam dijeni\’. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më parë, tre avionë me armë zbritën në Kobani ku gjysma e armëve ra në duart e DAESH-it, gjysma tjetër tek PYD-ja. Fatkeqësisht është e pranishme një situatë e tillë e hidhur. Për këtë arsye ne në mënyrë të shëndetshme krah për krahu me Amerikën duhet të tejkalojmë këtë problem në rajon.\”
– \”Kërkojmë nga ju që të jeni aktiv, veçanërisht në politikë\”
Ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Erdoğan është shprehur se \”Pritshmëritë tona nga ju nuk janë vetëm që të jetoni në harmoni me shoqërinë amerikane, por duke kaluar edhe përtej kësaj dhe të merrni pjesë në mënyrë aktive në jetën sociale dhe politike, veçanërisht të jeni aktivë në politikë. Me rrjetin e gjerë që do të formoni përreth, me aktivitetet që do të kryeni është shumë e rëndësishme për ne që të kontribuoni dukshëm në politikën amerikane dhe politikanët ne nivel lokal dhe kombëtar t\’ju njohin ju.\”
– \”Populli ynë i dashur i ka dhënë mësimin e duhur atyre\”
Pasi ka theksuar se \”janë zhgënjyer edhe njëherë këta terroristë të cilët marrin jetë, derdhin gjak dhe i kthejnë popullit avionët, helikopterët, tanket, armët e besuara në mirëbesimin e qeverisë dhe të popullit\” Presidenti Erdoğan ka shtuar: \”Ata u ndoqën nëpër rrugë dhe morën një mësim të mirë nga populli ynë i dashur të cilin ata kujtuan se do të shpërndahej, do të venin në shtëpitë e tyre kur të shikonin përballë armët që ata konfiskuan dhe grabitën.\”
Comments