Erdogan: Paqja në Siri nuk arrihet pa largimin e Assadit

243

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, iu ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të mos strehojnë një terrorist siç është kleriku turk, Fethullah Gulen…“Nëse ShBA është aleati ynë strategjik dhe partneri ynë në NATO, atëherë nuk duhet të lejojë një terrorist si Guleni të drejtojë organizatën e tij”,– tha Erdogan në një intervistë për Agjencinë “Reuters”.
Sa i përket Sirisë, paqja e qëndrueshme atje nuk mund të arrihet pa largimin e presidentit, Bashar al-Assad, nga pushteti, vlerëson Erdogan.
“E ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet nga populli i saj. Përse ky vrasës mbështetet nga disa shtete? Assadi nuk mund të jetë pjesë e ndonjë periudhe të transicionit. Bota duhet të gjejë zgjidhje që nuk e përfshin atë”,- tha Erdogan.
Irani dhe Rusia janë aleatët kryesorë të Assadit që nga fillimi i kryengritjes anti-regjim në vitin 2011.
Comments