Erdogan: Perëndimi s’mund të marrë vendim për dënimin me vdekje në Turqi

138

Moebel THEMA

erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të shtunën deklaroi se çështja e dënimit me vdekje është në axhendën e Qeverisë së Turqisë.

“Çështja e dënimit me vdekje është në axhendën e Qeverisë së Turqisë. Pas vendimit të parlamentit rreth kësaj, siç kam deklaruar edhe më parë, unë si president do të konfirmoj këtë vendim. Perëndimi nuk mund të marrë vendim në lidhje me të”, tha Erdogan, shkruan Agjencia e lajmeve Anadolu.

Erdogan ka thënë se vendimin për këtë çështje do ta marr Parlamenti i Turqisë, si organi më i lartë i shtetit.

Comments