Erdogan: PKK përgjegjëse për sulmin në Turqi


Prej 55 të lënduarve në këtë sulm 12 prej tyre nën kujdesin intensiv
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se organizata Partia e Punëtorëve të Kurdistanit(PKK), është përgjegjëse për sulmin e sotëm me bombë në Kayseri të Turqisë.
Erdogan ka thënë se “organizata terroriste separatiste” është përgjegjëse për sulmin mbi autobusin i cili barte ushtarë që nuk ishin në detyrë.
Ndërsa, Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu ka deklaruar se 55 persona janë duke u trajtuar në spital prej shpërthimit. Ai ka thënë se 12 nga të lënduarit janë në kujdesin intensiv, prej të cilëve 6 janë në gjendje të rëndë.
Turqia sot është përballur me një sulm ku la të vdekur 13 persona.