Erdogan: Qëndrimi i vendeve perëndimore ndaj refugjatëve, turp për njerëzimin. Asad një vrasës 

364

 

thumbs_b_c_51c0cb39d2af9e6fab78e0153222eeb9

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Kriza e Sirisë nga njëra anë me jetët e humbura brenda vendit dhe veprimtaritë e organizatave terroriste, dhe nga ana tjetër me dramën e refugjatëve që nxit vazhdon të jetë një plagë e hapur e botës”.

“Qëndrimi i vendeve perëndimore si roje të sigurisë dhe madje edhe qëndrimet raciste të cilët në mënyrë të veçantë janë futur në problemin e refugjatëve janë një turp për njerëzimin”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp të mbajtur pas Samitit G20 në kinë.

“Që nga ky moment numri i personave të vrarë në Siri është mbi 600 mijë. Mua më duket se në emër të njerëzimit është turpëruese për ne që ende në një vend ku janë vrarë mbi 600 mijë persona të qëndrojë në detyrë vrasësi Asad, dhe gjithashtu të mbrohet qëndrimi i tij në detyrë”, citohet ai nga mediat turke. /Syri.net/

Comments