Erdogan: U sulmuam nga ISIS-i, FETO dhe PKK



Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është drejtuar popullit, pas sulmeve të sotme në Stamboll.
“Sot është organizuar një sulm terrorist, pas ndeshjes mes Besiktasit dhe Bursasporit. Sot kemi njerëz të lënduar dhe dëshmorë. Këto sulme po vijnë prej ISIS-it, organizatës FETO dhe terroristëve të PKK-së. Ne nuk do të përkulemi edhe para shteteve që e përkrahin këta terroristë. Ne do të vazhdojmë luftën kundër tyre. Ngushëllime dëshmorëve dhe shërim të lënduarve”, tha Erdogan, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë po ashtu se do të veprojmë si me rastin e puçit ushtarak, duke shprehur vendosmëri në gjetjen e personave përgjegjës të këtij sulmi terrorist.
Turkish President Erdogan says some were killed and wounded in Istanbul blast, attack targeted civilians and police. http://www.trtworld.com/turkey/two-blasts-outside-istanbul-football-stadium-injure-at-least-20-249534 …