Erdogan: Vetëm 2 lider kanë mbetur në botë, unë dhe…
Në të njëjtën kohë, ai deklaron se konsideron vetëm dy njerëz si liderë botërorë, veten dhe Vladimir Putin.
Presidenti turk pati një diskutimi me studentët në Gaziantep ndërsa një prej tyre iu referua librit të Angela Merkelit, duke i kujtuar Erdogan marrëdhëniet diplomatike Turqi-Gjermani.
Studenti e pyeti Erdoganin se çfarë e bën atë të suksesshëm në marrëdhëniet diplomatike, dhe ai u përgjigj duke thënë se është e rëndësishme që mekanizmi i dialogut të vazhdojë dhe sipas tij kjo quhet sulm në diplomaci.
Presidenti turk Erdogan tha se në planet kanë mbetur vetëm dy udhëheqës – ai dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin.
“Për momentin, në botë kanë mbetur vetëm dy liderë me përvojë – unë dhe Vladimir Putin. Nuk e them këtë sepse jam unë. Por mandati im është 22 vjet. Zoti Putin është pothuajse i njëjti. të tjerët janë larguar dhe ne duam që dialogu ynë të vazhdojë. Për shembull, pas largimit të kancelares Angela Merkel, politika në Gjermani përfundoi”, tha Erdogan.