Fondacioni “Maarif” që i takon presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, e ka blerë “Universitetin e New York-ut në Tiranë” (UNYT).
65% të aksioneve të këtij universiteti i takonin kompanisë “IF Imports & Exports & Investments” me pronar Ilia Foutsis, i cili ishte edhe administrator i UNYT-së por që dha dorëheqje pas shitjes.
Negociatat kishin filluar qysh moti, ndërsa burime zyrtare nga Ministria e Arsimit thanë se fondacioni “Maarif” ka mbyllur me sukses blerjen e UNYT-së, shkruan CNA.al, përcjellë Klan Kosova.
Në të njëjtin universitet funksionojnë edhe një shkollë fillore dhe një shkollë e mesme private.