Erdogani: Turqia do të luftojë deri në fund kundër terrorizmit

155

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Turqia do të luftojë deri në fund kundër terrorizmit, një ditë pas një atentati të dyfishtë që goditi zemrën e Stambollit.

“Që kombi dhe populli im të jenë të sigurit, ne do të luftojmë deri në fund kundër këtij mallkimi që është terrorizmi”, theksoi Recep Tayyip Erdogan gjatë një konference për shtyp në Stamboll.

“Ne nuk do të lejojmë që ky atentat të mbetet i pandëshkuar. Ata do të paguajnë një çmim të rëndë”, vazhdoi ai duke iu referuar atentatit që bëri dje në mbrëmje 38 të vdekur.

Comments