Ericsson: Nuk jemi pronarë të pajisjeve për përgjim në policinë sekrete maqedonase

158

detektiv-privat_1477233407-1574045

Moebel THEMA

Kompania suedeze e telekomunikimeve Ericsson pohon se nuk është pronare e pajisjeve për përgjim në Maqedoni. Ata përmes kumtesës reagojnë se nuk operojnë as me pajisjen për përgjim të ligjshëm të komunikimeve.

“Ericsson konfirmon se më 19 tetor të vitit 2016 mori kërkesë nga Prokuroria Speciale sipas urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore Shkupi 1 në Shkup, për asistim teknik për hetime dhe në lidhje me funksionimin e përgjimit ligjor të komunikimeve. Për informata të mëtutjeshme lidhur me këtë hetim, Ericsson për këtë rast ju udhëzon në Prokurorinë Speciale”, njoftojnë nga kompania Ericsson.Ditën kur Prokuroria Speciale hyri në DSK me urdhër nga gjyqi, me reagime të ashpra për joprofesionalizëm të ekipit të Janevës, doli drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov. Ai tha se sistemi nga i cili Prokuroria Speciale dëshiron të marrë të dhëna nuk është pronë e DSK-së por është pronë e operatorit dhe vetëm person profesionist mund t’i sigurojë të dhënat që i kërkon Prokuroria Speciale.

“Sistemi nuk është pronë e MPB-së, as pronë e DSK-së, përkundrazi është pronë e operatorit dhe vetëm person i autorizuar nga operatori mund të ketë qasje në këtë sistem që të mundet në mënyrë të sigurt të merren të dhënat e nevojshme. Vetë u vërtetuan se gjatë natës kanë dërguar letër deri tek operatori dhe kanë kërkuar që të marrin autorizim nga përfaqësuesit e tyre në Maqedoni”, deklaroi ditë më parë Mitko Çavkov, drejtor i BSP-së.

Prokuroria Speciale deklaroi se presin një ekspert nga kompania Ericsson për t’i siguruar provat tjera të nevojshme. Për shkak të kësaj, një hetues i Janevës duhej të mbajë kujdestari gjatë fundjavës në DSK, në mënyrë që Prokuroria Speciale të sigurohet se nuk do të asgjësohen një pjesë e provave që ende nuk i kanë siguruar.

Comments