Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese, i shoqëruar nga policia dhe me pranga ne duar

88
fresco

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në gjykatën kushtetuese i rrethuar nga policët.

I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.

Përfaqësuesit ligjor të Veliajt në seancën e sotme në Kushtetuese janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. /TCH

Kushtetuesja shqyrton sot shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak nga Qeveria dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Gjykata ka njoftuar ish-kryebashkiakun të jetë i pranishëm nëse e vlerëson të arsyeshme.

Për këtë qëllim Kushtetuesja ka njoftuar edhe Drejtorinë e Burgjeve për seancën që do të mbahet sot.

Në seancë do të shqyrtohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja.

Comments