Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron rikonstruim të gjerë të eshalonit të tretë. Sipas tij, në seancën e radhës do të propozohet ndryshimi i 30 drejtorëve, por pa shpjeguar nëse të njëjtit janë vetëm nga partia e tij apo ka edhe drejtor të cilët i përkasin partnerëve të koalicionit.