“Është hero në Greqi, ka bërë çmendurira”, reperi grek me këngë për Alket Rizain[Video]
Me 17 dhjetor të 2017 reperi grek Tus do të vinte në një bashkëpunim me këngëtarin shqiptar Bruno me këngën “Shqiptare” e cila në një kohë të shkurtër u shndërrua në hit në Shqipëri dhe Greqi.
Një vit më vonë, në të njëjtin muaj por një ditë më pas, Tus vjen me një projekt të ri por vazhdimësi e këngës “Shqiptare”.
E në fakt tashmë i këndohet shqiptarit, pasi Tus i ka dedikuar një këngë të plotë Alket Rizait, i burgosuri shqiptar më i famshëm në Greqi, i njohur për bëmat e tij me arratitë nga burgu, por jo vetëm.
Reperi grek e kishte përmendur ndër rreshta edhe në projektin me Brunon, madje dhe sekuenca të klipit ishin frymëzuar nga arratia e Rizait me helikopter nga burgu, por për Tus mesa duket nuk mjaftonte.
“Kam kënduar për Alket Rizain sepse Alket Rizai është hero këtu në Greqi.Është trim, ka bërë gjëra të çmendura brenda dhe jashtë burgut” do të shprehej Tus asokohe.
Nuk dihet sesa sukses do të ketë reperi në Greqi me këtë projekt, por e sigurt është se kënga “ka ndezur” edhe në Shqipëri.
Kush është Alket Rizai
Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh. Në moshën 16 vjecare u largua per në Greqi për të punuar. Është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter.Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën.
I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi.
Alketi perveç gjuhes shqipe flet 5 gjuhë të huaja. Alket Rizai eshte arratisur 2 here me helikopter nga burgu i Koridalos.Tentoi arratisjen e trete duke marre peng 6 police te burgut te Malandrinos.Per momentin ndodhet ne burg.