‘Është kaq e trishtuar’, Trump reagon për Alepon dhe premton një zgjidhje ‘reale’

211
fresco

‘Është kaq e trishtuar’, Trump reagon për Alepon dhe premton një zgjidhje 'reale'

midle

Presidenti i zgjedhur Donald  Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë “zona të sigurta” në Siri, reagimi i tij i parë në një situatë lufte, pas zgjedhjes si lideri i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë .

“Ajo që po ndodh në Siri, është kaq e trishtuar – tha ai gjatë një tubimi – “Është kaq e trishtuar dhe ne do t’i ndihmojmë njerëzit atje. Ne do të ndërtojmë dhe do ndihmojmë në projektimin e zonave të sigurta në Siri, në mënyrë njerëzit do të kenë një shans për të jetuar. ”

Trump kishte folur edhe gjatë fushatës në lidhje me ndërtimin e zonave të sigurta  por kjo është hera e parë që e përsërit këtë propozim pas zgjedhjes si president. Disa analistë dhe komandantë ushtarakë kanë paralajmëruar se kjo do të ishte një  nismë e rëndësishme dhe potencialisht e rrezikshme në një fushëbetejë komplekse mbi të cilën aeroplanët rusë janë pothuajse gjithmonë të pranishëm.

Deklarata e tij erdhi para se të ndërpritej evakuimi në Alepo nga qeveria siriane e Bashar al-Assad. /SYRI.net  – The New York Times/

Comments