Është konfirmuar se sistemi Izraelit “Mburoja e Hekurt” nuk mund të përballojë raketat iraniane Fattah- 1 dhe Fattah -2!

421

Izraeli përballet me një kërcënim të ri në fushën e mbrojtjes ajrore, pasi sistemi i tij antiraketor, i njohur për efektivitetin e tij në interceptimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme, është raportuar të jetë i papërgatitur për raketat me rreze të gjatë veprimi dhe supersonike Fattih-1 dhe Fattih-2. Këto raketa, të cilat janë zhvilluar për të pasur një shpejtësi të lartë dhe kapacitet për të anashkaluar sistemet mbrojtëse ekzistuese, përbëjnë një sfidë serioze për sigurinë kombëtare të Izraelit.

Sipas burimeve, këto raketa të avancuara janë në gjendje të depërtojnë në mbrojtjen aktuale izraelite, duke vënë në rrezik objektiva të rëndësishme strategjike dhe civile. Ndërkohë që Izraeli ka investuar shumë në teknologji mbrojtëse, përballja me kërcënime të këtij lloji kërkon përmirësime dhe adaptime të mëtejshme në sistemet antiraketore ekzistuese. Zhvillimi i raketave të tilla e shtyn Izraelin të kërkojë mënyra të reja për të përmirësuar dhe zgjeruar mbrojtjen e tij ajrore për të mbrojtur popullatën dhe infrastrukturën kritike nga kërcënimet gjithnjë e më komplekse.

Sipas disa të dhënave nga mediat iraniane , raketat e teknologjisë së fundit arrijnë në izrael për më pak se 10 minuta.

Comments