Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) njofton se serbi i arrestuar sot në Pjetërq të Klinës , gjatë një pelegrinazhi të një grupi serbësh në vendin ku më 1992 kishin ngritur një kishë ortodokse serbe, është liruar.
Shqiptarët kanë protestuar kundër këtij veprimi të serbëve, duke e cilësuar ardhjen dhe pelegrinazhin e tyre në rrënojat e kishës së ngritur në kohën e masave okupuese dhe të dhunës së regjimit të Millosheviqit. Për pasojë Policia e Kosovës arrestoi kryetarin e fshatit, për ta liruar pas intervistimit, e po ashtu kishte arrestuar edhe një serb, sipas RTS-së, Lubisha Bogosavleviq (1965), që banorët lokal e kishin identifikuar si pjesëmarrës në masakrën serbe mbi shqiptarët më 1999.
Serbi L.B tashmë është liruar, raportojnë meediat e Beogradit.
Koha ka provuar të kontaktojë me policinë e Kosovës, por kjo nuk ishte e mundshme.

