Është ngritur padi penale për tentim për vrasje kundër truprojës së Mijallklovit
Është ngritur padi penale për tentim për vrasje për 40 vjeçarin Draganço Stoimenov i njohur si Daco Belski, truproje e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
Padinë mbrëmë e ka ngritur Stacioni policor në Koçan deri te Prokuroria Themelore Publike në Koçan. Stoimenov nga mbrëmja e së premtes është në arrati, pasi në objektin hotelierik “Akua” në Koçan me pistoletë ka gjuajtur në 33 vjeçarin Dragan Zdravev nga Koçani i njohur si Daç.
Kompetentët nga SPB-Shtip informojnë se po kërkohet Stoimenov, ndërsa për opinionin në Maqedoni është i njohur për rastin Detonator, i cili ishte dëshmitari kyç, ndërsa në të cilin për shantazh, larje parash, vendosjen e bombave dhe aparateve ilegale pokeri në bankën e të akuzuarve u ulën 16 persona nga Koçani dhe Vinica. Ky ishte shkak edhe që të ndërrohen gjithsej 13 komandantë të policisë, në mesin e të cilëve edhe ish shefi i SPB-Shtip.
Të gjykuarit prej të cilëve disa me dënime të përjetshme pohuan se ata janë viktima të Stoimenovit.