Është publikuar lista e aktorëve më joshës të moshës mbi 50 vjeç – Idris Elba kryeson listën

Organizata AARP publikoi një listë të aktorëve më të pashëm mbi 50 vjeç, dhe Idris Elba zuri vendin e parë. Në listë përfshiheshin edhe yje të tjerë që konsiderohen si disa nga burrat më të pashëm në botë, si Brad Pitt, Patrick Dempsey dhe George Clooney.
AARP, një organizatë jofitimprurëse që mbron të drejtat e amerikanëve të moshuar për një sërë çështjesh, merret gjithashtu me kulturë dhe argëtim, dhe numri i fundit i revistës së tyre publikoi një listë të aktorëve më tërheqës mbi 50 vjeç.
AARP ka krijuar një listë me 25 burra në të 50-at, 60-at dhe 70-at e tyre, të cilët thonë se “kanë një lloj të caktuar magnetizmi, gjallërie, zemre dhe shpirti që arrin në atë superfuqi të rrallë dhe të paprekshme: cilësinë e yllit”.
Në vendin e parë është Idris Elba (52), i dyti është Pedro Pascal (50), ndërsa në vendin e tretë është Noah Wyle (54).
“Aktori i lindur në Londër u bë i famshëm në vitin 2002 me serialin ‘The Wire’ të HBO-së, na bëri të qeshim me serialin ‘The Office’ të NBC-së në vitin 2009 dhe vitin pasardhës u bë yll në dramën britanike kriminale ‘Luther’ — duke fituar një Glob të Artë për aktorin më të mirë për rolin e detektivit brilant, por obsesiv”, thanë ata në gazetë për Elbën, i cili mori titullin e aktorit më të nxehtë.
Pierce Brosnan (72) është më i vjetri në listë dhe zuri pozicionin e 21-të, ndërsa Pascal i lartpërmendur është më i riu.
Shumë veta vunë re mungesën e aktorëve si Johnny Depp, Ben Affleck, Antonio Banderas apo Kevin Costner.
E gjithë lista përbëhet nga:
1. Idris Elba (52)
2. Pedro Pascal (50)
3. Noah Wyle (54)
4. George Clooney (64)
5. Denzel Washington (70)
6. Brad Pitt (61)
7. Daniel Craig (57)
8. Patrick Dempsey (59)
9. Dwayne Johnson (53)
10. Keanu Reeves (60)
11. Colman Domingo (55)
12. Matt Damon (54)
13. Matthew McConaughey (55)
14. Morris Chestnut (56)
15. Jon Hamm (54)
16. Javier Bardem (56)
17. Ricky Martin (53)
18. Rob Lowe (61)
19. Benjamin Bratt (61)
20. Hugh Jackman (56)
21. Pierce Brosnan (72)
22. Ken Watanabe (65)
23. Billi Porter (55)
24. Robert Downey Jr. (60)
25. Jamie Foxx (57).

