Eshtrat e Ilir Konushevcit më 28 nëntor do të kthehen në Prishtinë

220

Qeveria e Kosovës miratoi sot edhe propozim-vendimin për zhvendosjen e trupit të heroit të Kombit Ilir Konushevci në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

“Për Ilir Konushevcin dhe për Qazim Jakupin, babën e Leonora Jakupit propozoj të ngarkohet Ministria e FSK-së që të kryejë këtë procedurë. Prindërit e Ilirit kanë kërkuar që kjo të përfundoj deri më 28 Nëntor”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Qeveria miratoi edhe propozim-vendimin për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Comments