ESPN zbulon ‘bombën’ e Barcelonës
Kampionët e La Ligas janë në qendër të vëmendjes, duke kërkuar emra të mëdhenj si Antoine Griezmann dhe Neymar.
Derisa ka pasur shumë raportime se Barcelona duhet të vendos për njërin mes Griezmann dhe Neymar, ESPN bën të ditur se katalanët mund të hynë në treg për t’i sjellë që të dy në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.
ESPN bën të ditur se Barcelona janë në pozitë të favorshme, dhe në ‘Camp Nou’ mund t’i sjellë Griezmannin dhe Neymarin.
Sigurisht, këto dy transferime do të hapnin rrugën për largim të Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.