
Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn që ishin ndërmjetësit në marrëveshjen e Përzhinos në korrik 2015, sot në një deklaratë të përbashkët kërkuan përsëri nga presidenti Gjorge Ivanov për të respektuar vullnetin e shumicës parlamentare dhe kërkoi nga ato që kanë përgjegjësi kriminale politike për dhunën të bartin pasojat e duhura, transmeton TetovaSot.
“Hetimi zyrtar duhet që në mënyrë efektive të identifikojë dhe ndjek penalisht autorët e këtyre sulmeve kriminale të papranueshme. Përgjegjësi politike duhet gjithashtu të përcaktohet dhe të ketë pasojat e duhura për parandalimin e aktiviteteve të tilla jodemokratike”, përcjell TetovaSot, komunikatën e tre eurodeputetëve Vajgl, Kukan dhe Flekenshtajn.
Tre deputetët e kanë përshendetur zgjedhjen e Talat Xhaferit, si kryetar i ri i Kuvendit, duke shprehur mbështetjen dhe pritshmërinë se kryetari i ri se menjehere do të marrë përgjegjësitë e tija në interes të vendit dhe qytetarëve të saj.
Nga atje gjithashtu kërkojnë që të formohet qeveria e re për dy javë, dhe se Ivanovi mos e pengojë formimin e qeverisë së re.
Siç kemi kuptuar, Kryetari i ri do të informojë presidentin Ivanov se Parlamenti kërkon nga ai që të rishqyrtojë qëndrimin e tij dhe të pranojë nga lideri i shumicës dhe të lejoj të formohet qeveria e re pa vonesa të mëtejshme. Ne presim që kjo të çojë në emërimin e një kryeministër të ri në dy javët e ardhshme”, thonë eurodeputetët me deklaratë të përbashkët.