Eurodeputetja greke: Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek

283
fresco

 


Eurodeputetja greke: Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek

“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”.

Kështu u shpreh deputetja greke e Qipros, Eleni Theocharous në Tiranë në takimin “Jo grabitjes së pronave, pro  zhvillimit dhe integrimit në BE”, një aktivitet ky i organizuar nga PBDNJ, Organizata Omonia, Aleanca për mbrojtjen e pronës së bregdetit, Bashkimi Himariot i Amerikës dhe Bashkimi Himariot i Athinës, duke shtuar se sjellë mesazhin e shpresës, luftës dhe fitores dhe se nuk nënshtrohet një popull që jeton në skllavëri, por nuk është skllav.

midle

Eleni Theocharous duke zhvendosur kërcënimet greke nga PE në Tiranë vlerëson se ka ardhur momenti për rezistencën e fundit që grekët mund të bëjnë duke sjellë në vëmendje tragjedinë e helenizmit qipriot.

“Që atëhere kur kemi formuar frontin për Epirin kanë kaluar gjithë këto vjet dhe asgjë. Ne ndiejmë detyrimit të mbrojmë të gjitha të drejtat e vorioepirit. Greqizmi i voriepirit do ishte ok nëse qeveritë do i jepnin rëndësinë e duhur dhe duhet të ndodhë pa pretendime për territoret greke që ndodhen këtu. Pa rezistencën dhe irredentizmit të myslimanëve.”- tha deputetja greke e Qipros.

Duke rikujtuar raportin e Fleckenstein për integrimin e Shqipërisë për të cilin u fol të martën e kaluar në Parlamentin Europian, eurodeputetja thekson se “Greqia e nxituar ka miratuar që  Shqipëria  të vazhdojë me integrimin, sepse ky vend kalon në nivel shumë të lartë të krimit dhe korrupsionit, ushtron presion me minoritetet, dhe është në vegël e Turqisë duke lejuar shkollat e myslimanëve.”

Eurodeputetja greke Eleni Theocharous tha se Shqipëria duhet të lejojë të drejtën e shprehjes,  të drejtën e qarkullimit të librave. Ndërsa shtoi se Greqia e ka ndihmuar Shqipërinë ndaj asnjë shqetësim nga Shqiptarët nuk është  i justifikuar.

Comments