Eurovizioni në Zvicër, sivjet lejohen flamurët palestinezë

64
fresco

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka vendosur që publiku do të jetë në gjendje të valëvisë flamurë palestinezë gjatë Festivalit të Këngës në Eurovision. EBU-ja rishikoi rregulloret e saj për të lejuar të gjithë flamurët e lejuar ligjërisht në këtë ngjarje. Rregullat e rishikuara, të zbuluara përmes dokumenteve të siguruara nga televizioni kombëtar danez, u lejojnë shikuesve të valëvisin çdo flamur “të lejuar ligjërisht” gjatë konkursit muzikor në Zvicër.

Ndërkohë, interpretuesit po përballen me rregullore më të rrepta, ndërsa EBU-ja përpiqet të ruajë neutralitetin politik, me këngëtarët që tani e kanë të ndaluar të shfaqin ndonjë flamur tjetër përveç atij kombëtar gjatë shfaqjeve ose ngjarjeve zyrtare.

midle

Politika e re do t’u lejojë spektatorëve në audiencë të shfaqin çdo flamur në finalen e Festivalit të Këngës Eurovision 2025 në St. Jakobshalle në Zvicër, i cili do të zhvillohet, më 17 maj, me kusht që të jetë në përputhje me kufizimet ligjore.

Flamurët që nxisin urrejtje ose dhunë, pankartat fyese ose shpifëse dhe simbolet e grupeve terroriste të ndaluara mbeten të ndaluara. Vendimi vjen në një kohë kur organizatorët e Eurovisionit përballen me tensione të vazhdueshme për shkak të qëndrimit të tyre apolitik, me disa që bëjnë thirrje përsëri që Izraeli të përjashtohet nga konkursi për shkak të luftës në Gaza./Indeksonline/

Comments