EVN-ja i kyç qytetarët e zonave më të prekura│FOTO

1,471

Vendbanimet më të prekura nga stuhia e madhe në rajonin e Shkupit fitojnë energji elektrike. Ekipet e kompanisë EVN Maqedoni i vënë nën tension trafostacionet në fshatrat Stajkoc, Smiljkoc, Inxhikovë, Hasanbeg, Ekonomi si dhe lagjet Çento, Ilinden e lagjet e tjera. Është duke u kyçur trafostacion pas trafostacioni dhe konsumator pas konsumatori me qëllim që të shmangen pasojat e padëshiruara për jetën dhe pronën e qytetarëve.

 Apelohet që qytetarët t’i vënë në pozitën e poshtme siguresat nëse kanë borde të reja elektrike të kateve ose t’i heqin siguresat nëse kanë llojin e vjetër të bordeve elektrike të kateve. Kjo duhet të respektohet për t’u shmangur pasojat e padëshiruara për shkak se muret dhe aparatet elektrike e kabllot në shtëpitë ende janë të lagura. Për t’u shmangur fatkeqësitë e këtij lloji, qytetarët të mos bëjnë asgjë kokë më vete dhe të jenë në koordinim të plotë me ekipet e kompanisë EVN Maqedoni. 

 Pjesa e vendbanimeve ku nuk kishte përmbytje të mëdha është tashmë nën tension, përveç rrugëve të caktuara ku telat dhe trafostacionet janë ende nën ujë. Në rajonin kritik nën tension janë mbi 10.000 konsumatorë. Pa tension mund të mbeten vetëm vendet ku nuk është e sigurt që të lëshohet tensioni dhe konsumatorët të cilët vetë nuk duan të kyçen derisa nuk e riparojnë instalimin e brendshëm.

Punohet në mënyrë intensive edhe në rregullimin e ndriçimit rrugor në zonat kritike për ekipet të cilat pastrojnë mbeturinat dhe ujin nga shtëpitë dhe rrugët në mënyrë që të mund të punojnë edhe gjatë orëve të natës.

 Ekipet e EVN-së do të mbeten vazhdimisht në terren në rajonin më kritik me mbi 60 montues elektrikë, duke përfshirë edhe kompani të jashtme partnerë të EVN-së, me të cilat do të punojnë së bashku me policinë, ushtrinë, vullnetarët dhe ndërmarrjet e tjera publike për t’i pastruar pasojat e stuhisë.

 Në ditët paraprake, kompania EVN Maqedoni ka dhuruar agregate me ndihmën e të cilave është siguruar ndriçimi për një ambulancë dhe objektet e tjera specifike në rajonin e krizës dhe ka dhuruar edhe të holla në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq për të ndihmuar qytetarët e zonave të përmbytura në rajonin e Shkupit dhe Tetovës.

CHA_0079_resizeCHA_0097_resizeCHA_0103_resizeCHA_0202_resize

Comments