EVN Maqedoni: Janë investuar 300 milionë euro në rrjetin shpërndarës

199

evn

EVN Maqedoni gjatë dhjetë viteve të kaluara investoi rreth 300 milionë euro në modernizim, zhvillim dhe rikonstruksion të rrjetit ekzistues dhe ndërtim të rrjetit të ri shpërndarës, në të gjithë nivelet e tensionit, deklaroi Shtefan Peter, kryetar i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni sha Shkup, e cila shënon 10 vite nga puna në tregun e Maqedonisë.

Peter thekson se është formuar qendër për kujdes të shfrytëzuesve, qasëse 24/7 çdo ditë në vit, e cila gjatë 10 viteve të kaluara ka realizuar katër milionë kontakte.

“Me vite, me kujdes të veçantë e pranojmë përgjegjësinë shoqërore dhe jemi shumë krenarë për atë që në bashkëpunim me institucione të ndryshme kombëtare dhe organizata joqeveritare kemi vendosur rrjet të gjërësit i shpërndarë dhe i qëndrueshëm. Për këtë përkushtim flasin 13 çmimet për kompani me përgjegjësi shoqërore. Me këtë, konsiderojmë se jemi pjesë e pandashme e shoqërisë së Maqedonisë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, përmes të gjithë aktiviteteve tona, të krijojmë kushte për zhvillim të çdo segmenti, për të mirë tonë të përbashkët”, deklaroi Peter.

Nga kompania theksojnë se gjatë dekadës së kaluar prioritet i lartë ka qenë krijimi i sistemit të sigurt dhe stabil distributiv në furnizimin me energji elektrike. Transformimi i sistemit elektroenergjetik në Republikën e Maqedonisë është ngushtë i ludhur me hyrjen e EVN grupacionit në Maqedoni.

“Procesi i investimeve në burimet ripërtërirëse të energjisë mundësoi modernizim dhe rritje të kapacitetit të 11 hidrocentraleve të vogla. Në nivelin me tension të lartë janë ndërtuar pesë trafostacione të reja me tension të lartë dhe përçues nënujorë, gjegjësisht rrjet në gjatësi prej 50 kilometrash. Rrjeti i sapondërtuar nëntokësor me tension të lartë, madje, është në gjatë prej 105 kilometra, ndërsa rrjeti i ri me tension të mesëm është 2.800 kilometra. Me këto investim u përmirësua cilësia dhe siguria në furnizim”, thuhet në kumtesë.

Në mënyrë plotësuese, theksojnë nga kompania, në rrjetin me tension të mesëm janë ndërtuar 1.050 trafostacione të reja distributive dhe rrjet nëntokësor me tension të mesëm në gjatë prej 950 kilometra. Rrjeti i ri i ndërtuar me tension të ulët është në gjatë prej 1.700 kilometra. Janë ndërtuar  850.000 numërues të vjetra, me numëruese të reja të automatizuara. Këto investime, sipas EVN Maqedoni, kanë kontribuar për ulje të jashtëzakonshme të humbjeve teknike të energjisë elektrike, me ç’rast është përmirësuar efikasiteti energjetik në sistem. Investimet e vazhdueshme në zhvillim të rrjetit distributiv të të gjithë niveleve të tensioneve, madje, konsideron kompania, kanë dhënë përgjigje adekuate ndaj nevojave të biznes sektorit në drejtim të realizimit të zhvillimit ekonomik në Republikën e Maqedonisë.

“Në pajtueshmëri me Masterplanit të përpiluar të EVN Maqedoni, gjatë viteve të ardhshme është paraparë realizim i projekteve për ngritje të vazhdueshme të cilësisë së rrjetit distributiv në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë për çka do të investohen 700 milionë euro. Qëllimi është i qartë, edhe në të ardhmen me investime të vazhdueshme dhe implementim të teknologjive të reja të garantohet furnizim i sigurt dhe cilësor me energji elektrike”, thuhet në kumtesën nga EVN Maqedoni.

Comments