“Evropë ku janë vizat, deri kur më”, deputetët e AAK-së aksion simbolik në Kuvend

69

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Evropë ku janë vizat” “Evropë deri kur më”, janë dy pankarta që deputetët e AAK-së, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri, i vendosën në foltoren e Kuvendit, raporton EO.

Moebel THEMA

Ky aksion simbolik u realizua përgjatë ditës ku po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku është përmendur se do të diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lëvizjen lirshëm për kosovarët si iniciativë e ka mbështetur fuqishëm Austria e Gjermania. Madje, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si “çmenduri” çështjen e mos-liberalizimit të vizave sot në Bruksel.

Comments