“Facebook” nën hetim

189

 

Moebel THEMA

ghhg

Drejtësia gjermane po heton drejtuesit e rrjetit social “Facebook”, mes të cilëve edhe themeluesi Mark Zuckerberg.

Këta të fundit akuzohen se nuk kanë hequr nga rrjeti social përmbajtjet kriminale si kërcënime dhe mohim të gjenocidit hebre.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta gjermane “Der Shpiegel”, që thekson se hetimet po kryhen nga prokuroria e Mynihut.

Ndërkohë “Facebook” ka mohuar çdo akuzë. “Nuk komentojmë hetimet e nisura, por mund të themi se nuk ka pasur asnjë shkelje të ligjeve Gjermane nga ana e Facebook apo e punonjësve. Nuk ka vend për urrejtje në Facebook. Punojmë me kontakt të ngushtë me partnerët tanë për të luftuar gjuhën e urrejtjes”, shkruhet në një deklaratë të shpërndarë nga Facebook.

Comments