Fahredin Gashi bënë fajtor Fatmir Limajn, Shukri Bujën, Rremin, Sylejman Selimin e Ramush Haradinajn

308

Është publikuar dëshmia e fundit e rastit të Fahredin Gashit dhënë për Tribunalin e Hagës.
Fahredin Gashi ka vazhduar të dëshmojë lidhur me kidnapimet që kanë ndodhur gjatë luftës nga ana e UÇK-së.
Fahredin Gashi bënë fajtor Fatmir Limajn, Shukri Bujën, Rremin, Sylejman Selimin e Ramush Haradinajn si përgjegjës për kidnapimet që janë kryer në zonat e tyre.
I pyetur nga hetuesi ndërkombëtar se a ka pasur kidnapime gjatë luftës, Gashi tregon se po ka pasur kidnapime
sepse ka pasur njerëz që kanë kërkuar të afërmit e tyre.
Kur pyetet se çfarë kanë ndodhur me fatin e tyre, Gashi thotë se ata janë vrarë, ku bën përgjegjës komandantët e zonave, përmend Fatmir Limajn si përgjegjës për zonën e vet bashkë me Shukri Bujën, Komandant Remin si përgjegjës për Zonën e Llapit,Sylejman Selimin për Zonën e Drenicës.
Poashtu hetuesi e pyet edhe për Zonën e Dukagjinit, ku Gashi thotë se atje ka qenë zona më e keqe lidhur me incidentet që kanë ndodhur sepse aty ka pas incidente edhe mes shqiptarëve ndërmjet vete, me serbë e me FARK-un.
Gashi bën përgjegjës Ramush Haradinajn për gjitha këto incidente që kanë ndodhur në Zonën e Dukagjinit.

Comments