Fajon: Jam e lumtur që Komisioni LIBE ka miratuar vendimin për Kosovën

248

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka përshëndetur vendimin e Komisionit LIBE për Kosovën.

Ajo ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ndërprerjes së izolimit.

“Jam e lumtur që Komisioni LIBE sapo ka miratuar vendimin për të hyrë në negociata me Këshillin e Europës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky është një hap i rëndësishëm për të afruar Kosovën më afër Evropës dhe të ndërpresë izolimin. Ju lumtë dhe urime!” ky është publikimi i Fajon në ‘Twitter’.

Comments