Fajon: Ka zëra në Komitetin LIBE për shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën

324

Image result for tanja fajon

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se ka përpjekje të grupeve të caktuara politike, kryesisht të Partisë Popullore Evropiane, që të shtyjnë procesin e votimit në komitetin LIBE për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, të paraparë për të hënën pasdite, vonë.

Ajo tha se shpreson se votimi për raportin për Gjeorgjinë dhe Kosovën “do të ndodh” dhe se “Kosova do të marrë një porosi të fuqishme”.

“Nuk e di se cilat janë procedurat por ka përpjekje të grupeve të caktuara politike të EPP-së (European People’s Party) për të kërkuar shtyrjen”, tha Fajon duke shtuar se me votimin “do t’i përçohej një porosi e fuqishme Kosovës, sot, se ne jemi mbështetës por dy kriteret e mbetura duhet të përmbushen përpara se të shkojmë në seancë plenare”.

Comments