Faktor Plus Adria: 71% e të anketuarve në Maqedoni jetojnë në frikë për shkak të situatës aktuale!

182

Dallimi në rejtingjet mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së është 4.2%. Këtë e tregon anketa e kompanisë serbe për hulumtim/marketing ‘Faktor Plus Adria’ e cila bën pyetësore për mendim publik në vendet e Evropës juglindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas anketës së tyre të fundit OBRM-PDUKM ka rejting prej 28.1% te qytetarët, kurse LSDM 23.9%. Të pavendosur janë shprehur 22.1% e anketuesve.

Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë thënë se do të dalin në votimet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 71% e të anketuarve janë tè shqetësuar që jetojnë në frikë për shkak të situatës aktuale në vend. Të anketuarit ishin të zëshëm edhe në qëndrimin se korrupsioni është në rritje.

Anketa poashtu tregon se tematikat më të të rëndësishme janë shëndetësia, lufta kundër krimit, korrupsionit dhe zvogëlimi i papunësisë. Anketa është zhvilluar me telefon, në periudhën prej 19 tetor deri 26 tetor.

Comments