Familja Baftijari tash një vit e ka enigmë vdekjen e djalit në burgun e Dubravës

209
fresco
midle

Vdekje në rrethana të paqarta, vazhdon të konsiderohet edhe pas një viti e gjysmë vdekja e të burgosurit Mentor Baftijari.

34-vjeçari, i dënuar me dy vjet burgim për një rast vjedhjeje, nuk arriti ta përfundojë dënimin e marrë, pasi vdiq në maj të vitit të kaluar në burgun e Dubravës.

Familja asnjëherë nuk e mori një raport të autopsisë së djalit të tyre. Babai i tij bën përgjegjës autoritet e burgut, të cilët neglizhuan rastin e të birit që brenda burgut kishte nisur të shërohej nga varësia e drogës.

Një letër e gjetur në xhepin e të birit shton edhe më shumë dyshimet e familjes se i biri u keqtrajtua nga ata të cilët do të duhej të kujdeseshin për të dhe shëndetin e tij.

Letra, e cila është kujtimi i fundit që i mbeti familjes nga 34- vjeçari, denoncon njërin nga gardianët e burgut për keqtrajtim dhe rrahje.

I ndjeri kishte tentuar që këtë ankesë të t’ia dërgojë mbikëqyrësit të burgut.

Prokuroi i rastit, Haxhi Sinanaj, në Prokurorinë Themelore të Pejës ka konfirmuar se është duke vazhduar hetimet për vdekjen e 34- vjeçarit.

Sinanaj ka thënë se ndonëse e ka raportin e autopsisë po pret edhe analizat toksikologjike, të cilat do të tregojnë saktë shkaktarin e vdekjes së 34 –vjeçarit.

Ndërsa, zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes një përgjigjeje me e-mail i kanë thënë KTV-së se pas një hetimi të bërë kanë konstatuar se i ndjeri nuk ishte keqtrajtuar nga askush.

Comments